Gjykata ka vendosë që i akuzuari i parë në rastin “Shënjestra-Fortesa” të dërgohet në në burg, pas shpalljes së aktgjykimit në këtë rast.
Arsyeja për vendimin e gjykatës, ishte pasi ekziston rreziku se Mijallkov mund të arratiset, nëse dërgohet në arrest shtëpiak.
“Pranohet propozimi i Prokurorisë. Masa e arrestit shtëpiak zëvendësohet me masën e paraburgimit, deri në vendimin e plotfuqishëm, më së shumti 60 ditë”, tha këshilli gjyqësor, pas shpalljes së aktgjykimit.
Prokurorja Lençe Ristoska, tha se ai mund të arratiset dhe të ketë qëndrim ligjor në Pragë, ku edhe ka pasuri. Sipas saj, arresti shtëpiak nuk është masë e mjaftueshme për Mijallkovin.
Comments are closed for this post.