Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një konferencë për media deklaroi se thirrja publike për komunat për projekte infrastrukturore është e hapur.
Për këtë, siç tha ai, janë ndarë 250 milionë euro dhe të drejtë parashtrimi kanë komunat, komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit.
“Po i dërgoj një apel sa më shumë komunave, pavarësisht nga krahina politike e kryetarëve të komunave, që të marrin pjesë në këtë thirrje. Ne jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe synimi ynë është të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve”, tha Mickoski.
Mickoski thotë se në të kaluarën projekte të tilla janë realizuar në qytetin e Shkupit, por jo në të gjitha komunat në përmasa të tilla si ideja e këtyre 250 milionë eurove.
“Deri në fund të vitit me këtë thirrje do të vihen në shfrytëzim 6 miliardë denarë dhe kjo është faza e parë prej gjithsej 15 miliardë denarë për projekte kapitale. “Do të monitoroj nga afër realizimin e projekteve dhe procesi do të jetë plotësisht transparent për ta parë qytetarët”, shtoi Mickoski.
Comments are closed for this post.