Nga Krusheva, Kryeministri Mickoski tha se Qeveria që ai udhëheq ka vizion ekonomik për zhvillimin e vendit, për vende të reja të punës për të krijuar jetë më të mirë dhe të ardhme të sigurt.

Ai tha se shpall moratorium të bisedave për tema që përçajnë dhe keqpërdorin çështjet etnike. Ai kërkoi nga të gjithë liderët për bisedime për t’i zgjidhur problemet që janë në arsim, ekonomi dhe inovacione

“Sajojnë kërkesa për të ardhur në pushtet, që për ta do të thotë privilegje, para, qendra tregtare, perandori, ndërtesa, prona, komoditete të fituara në kurrizin e popullit. Dhe këtu e paguajnë të gjithë së bashku maqedonasit dhe shqiptarët dhe turqit dhe serbët dhe vllehët dhe romët dhe boshnjakët dhe të gjithë qytetarët. Dhe kur shpërndajnë kërkesa që godasin kështu shtetin, duhet të jenë të vetëdijshëm se unë si drejtues mund dhe në fakt kam kërkesa që mund të vihen lehtësisht në tavolinë, por a do ti zgjidh problemet thelbësore të qytetarëve një gjë e tillë. A do të sjellë besim tek njëri-tjetri dhe a do të sigurojë një të ardhme për të gjithë ne. Dhe ne të gjithë jemi nën të njëjtin qiell dhe ndajmë një fat të përbashkët. Thelbi nuk janë kërkesat politike që mund të shpiken, por përpjekja për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë. Nuk është më e rëndësishme se çfarë lloj fjale do të ketë në një copë letër, sesa çfarë lloj jete ka në realitet. Nuk është më e rëndësishme se çfarë ligji do të ketë se a ka ujë të pijshëm Likova, Zhelina, Tetova apo Dellçeva. Maqedonasit, Shqiptarët, Turqit, Romët, Serbët, Vllehët, Boshnjakët dhe të gjithë të tjerët janë me të vërtetë të lodhur nga shpërdorimi i pozitave të tyre dhe fakti që elitat politike ndërtojnë karriera mbi shpinën e tyre, ndërsa ne të gjithë ndajmë të njëjtin fat”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski shtoi se nuk do të drejtojë biseda për tema që krijojnë tension dhe keqpërdor çështjet etnike dhe u bëri thirrje të gjitha palëve, subjekteve dhe liderëve që të flasin për atë që është me të vërtetë e rëndësishme, siç është ekonomia, arsimi dhe risitë që sjellin të ardhmen.