Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski, i pyetur nga një gazetar se a do të protestojnë sërish dhe a mendon se qeveria do t’i dëgjojë kërkesat e tyre, tha se kryeministri Kovaçevski duhet ta dëgjojë zërin e popullit.
“Nëse Kovaçevski dhe të tjerët dinë të vlerësojnë, duhet të dëgjojnë se çfarë thotë populli, sepse ata nuk janë më të shqetësuar për të ardhmen e këtij kombi dhe të vendit sesa vetë njerëzit për të ardhmen e tyre dhe Maqedonisë. Mendoj se këta dhjetëra mijëra që dalin çdo ditë në protesa përballë qeverisë janë ata që ndoshta për herë të parë në këtë periudhë të vitit i dërgojnë një mesazh të zhurmshëm Kovaçevskit dhe pjesës tjetër të qeverisë se kjo çfarë po bëjnë është gabim dhe se nuk pajtohen me të”, tha Mickoski.
Ai deklaroi se ka informacione që propozimi francez do të kaloj në mbledhjen qeveritare.
“Më duhet të pranoj se kam informacione se me shumë gjasa gjatë seancës së nesërme të qeverisë do të kalohet “arritja” e Bujar Osmanit, i cili do të nënshkruajë zyrtarisht protokollin e seancës së dytë ndërqeveritare të qeverive të Maqedonia dhe Bullgaria dhe kështu zyrtarisht dhe praktikisht qeveria pajtohet me procesverbalin e mbledhjes së parë ndërqeveritare, pasi të jenë krijuar kushtet për të pranuar kornizën e negociatave në të cilën ndodhen historia, arsimi dhe kultura. Pra, pres të paktën pak sens që deri nesër do të ndryshojnë mendje dhe do ta dëgjojnë këtë jo të madhe për atë që po bëjnë në këtë moment me identitetin tonë”, tha Mickoski.
Deri më tani përveç partnerëve të koalicionit qeveritar, pro propozimit francez janë deklaruar Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Comments are closed for this post.