Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, ka takuar sot homologun e tij hungarez Viktor Orban. Në takimin që u mbajt gjatë vetë NATO-s në Uashington, u bisedua për bashkëpunim ekonomik që do të kontribuonte në stabilitetin financiar të ekonomisë së Maqedonisë.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë hungareze, zotin Viktor Orbán, patëm një takim jashtëzakonisht cilësor dhe të frytshëm.
Biseduam për disa tema, duke përfshirë edhe temën që është ndoshta më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë, që është se të dy qeveritë kanë rënë dakord që në të ardhmen të vendosin një bashkëpunim të veçantë ekonomik, diçka që do të thotë siguri dhe diçka që do të thotë stabilitet financiar për ekonominë tonë maqedonase.
Në emër të atij bashkëpunimi, ne ramë dakord që tani personat përgjegjës, ministritë e financave të dy qeverive, të fillojnë një proces në të cilin qeveria hungareze do t’i japë qeverisë maqedonase një shumë prej 500 milionë eurosh me kushtet e mëposhtme: e cila është kamata prej 3,25 për qind, grejs periudhë trevjeçare dhe afat shlyerjeje 12 vjet, që është gjithsej 15 vjet”, theksoi kryeministri Mickoski.
Ai shtoi:
Duke marrë parasysh që ne po krijojmë një bashkëpunim të veçantë ekonomik, kjo do të thotë që në të ardhmen kur të ketë nevojë për një gjë të tillë, do të mund t’i drejtohemi sërish partnerit tonë të veçantë ekonomik, që është qeveria hungareze dhe të kërkojmë për mbështetje shtesë që do të jetë e nevojshme për ekonominë maqedonase.
Dua të informoj publikun maqedonas se këto 500 milionë euro do të përdoren në këtë mënyrë: 250 milionë euro mbështetje direkte për ekonominë maqedonase në të njëjtat kushte, 3.25 për qind interes, tre vjet grejs periudhë, 12 vjet periudhë shlyerjeje apo gjithsej 15 vjet. Ekonomia maqedonase do të ketë kushte që nuk ka mundur t’i marrë deri më tani në tregun ekonomiko-financiar, ndërsa 250 milionë euro do të ndahen për projekte kapitale që do të realizohen nëpër komuna dhe do të jenë ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve.
Maqedonia është e dashur me vepra, vazhdojmë edhe këtu në Uashington
Në fund, Mickoski theksoi se sot pas përfundimit të Samitit të NATO-s, i cili shënon 75 vjetorin e formimit të Aleancës së NATO-s, në Nju Jork do të vazhdojë pasdite, ndërsa nesër dhe pasnesër do të ketë takime me mërgimtarët maqedonas atje.
Comments are closed for this post.