Edhe pse fillimisht ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Hristijan Mickoski, ndërron mendje. Ai thotë se VMRO-DPMNE është e gatshme që nesër të shkoj në zgjedhje, por r shton pyetjen retorike nëse ia vlen të harxhohen 10 milionë euro para të qytetarëve, që edhe njëherë LSDM të përballet me humbje. Kryeministri ka shtuar se ai do të zgjedh të përvesh mëngët dhe të punoj për të mirën e qytetarëve pasi kjo qeveri sipas tij, ka prioritet realizimin e mandatin të plotë.
“Unë do ju sugjeroja dy partive më të mëdha opozitare, që në koalicionin e tyre opozitar të freskohen në programe dhe në kuadro dhe këtë ta tregojnë në zgjedhjet lokale dhe atëherë mund të flasim nëse do të ketë nevojë ose jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ja 10 muaj nga tani janë zgjedhjet lokale, do ketë edhe fushatë zyrtare”. – tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Comments are closed for this post.