Mickoski sot deklaroi se ai dhe partia e tij mbështesin maturantët në kërkesat e tyre, duke nënvizuar se maturantët kanë të drejtë, ai njëherit iu bëri thirrje edhe partive të tjera që të mbështesin kërkesat e maturantëve.

“Iu premtua se do të shkurtohen përmbajtjet mësimore, kjo nuk ndodhi. Një pjesë e madhe e kuadrit arsimor për shkak të pandemisë dhe për shkak të paaftësisë së pushtetit që të përballet me pandeminë pamundësoi që një pjesë e tyre të marrin pjesë në mësim. Çfarë kërkojnë maturantët, që të ulet numri i lëndëve obligative për maturën shtetërore”, tha Mickoski.