Zoran Zaev më shumë ka dashur të shihet me kryeministrin e Qeverisë së fqinjit tonë lindor, në vend të takimit të takimit të liderëve dhe të gjithë së bashku të arrijmë konsensus kombëtar dhe shtetëror me interesa mbrojtëse kombëtare dhe shtetërore dhe më pas të marrim pjesë me argumente në bisedimet për çështjet kyçe me Bullgarinë fqinje, njoftoi sot në Fejsbuk, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
“Mund ta kuptoj Zoran Zaevin pse ikë nga takimi i liderëve. Ai është politikan me koncesione, ndërsa unë koncesione nuk kam. Zoran Zaevi ka premtime ndaj qarqeve të larta politike në Bullgarinë fqinje. Ai është njeri i cili do të tregtonte me gjithçka, ndërsa unë me asnjë kusht nuk do të pajtohem me asimilimin e popullit maqedonas”, thekson Mickoski në postim.
Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, kryeministri Zaev nuk dëshiron takim të liderëve për shkak të “pozitës së tij të qartë dhe të saktë” që e ka paraqitur para Qeverisë për mosndryshimin e Kushtetutës, për veçorinë e gjuhës, identitetin dhe të drejtat e pakicës maqedonase.
“Zaevin nuk e kemi dëgjuar që ta bënte atë. Dhe së fundmi, projekti i LSDM-së dhe Zoran Zaevit ka përfunduar!”, shton Mickoski.
Comments are closed for this post.