Të martën kam realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë dhe lider i partisë simotër PDS, Janez Jansha.
Kemi këmbyer mendime dhe informacione për gjendjen aktuale politike, ndërsa jemi përqendruar në sfidat e përbashkëta me pandeminë e koronavirusit, ndërsa përballen dy shtetet.
Kam kërkuar nga kryeministri Jansha të ndihmojë Sllovenia në mundësitë e saja dhe kapacitetet. Sot në Aeroportin e Shkupit ka arrit ndihma e parë e maskave mbrojtëse dhe dorezave nga shtetja anëtare e BE-së, Republika e Sllovenisë.
Në këtë rast dua të shpreh falënderim publik deri te miku jonë dhe i Maqedonisë- Jansha për ndihmën që për kohë të shpejtë u dërguar ndihmë e cila në këto momente do të jetë më rëndësi për njerëzit që janë në linjën e parë të luftës kundër pandemisë.
Kjo është koha kur të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe humanitet në vepër dhe mënyrë në të cilën mund të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj krize të rëndë. Secili sipas mundësive dhe përmes mjeteve me të cilën mund të kontribuojnë pasi çdo jetë vlen dhe sepse e duam Maqedoninë.
Status në Fejsbuk i Hristian Mickoskit, lider i VMRO-DPMNE-së
Comments are closed for this post.