Kundërshtari politik, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se kandidaturat për kryetar në LSDM nuk ofrojnë asgjë të re përveç vazhdimësisë së politikave të deritanishme të Zaevit.
“Duke e lënë anash mungesën e kulturës politike që e manifestuan me caktimin e zgjedhjeve në të njëjtën ditë me kongresin e VMRO-DPMNE-së, nga ajo që mund ta shoh nga kandidatët potencialë, nuk pres asgjë më shumë se sa vazhdimin e politikave të zaevizmit. Më vjen vërtetë keq që nuk ofruan risi dhe nuk bënë asnjë hap përtej asaj. Nuk do të doja të komentoja më shumë.”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.