OBRM-PDUKM-ja ka pranuar realitetin e dalë nga Marrëveshja e Prespës. Por lideri i saj Hristijan Mickoski thotë se asnjëherë nuk do ta thotë emrin e ri të shtetit.

“A do ta pranojmë Marrëveshjen e Prespës. Po neve jemi pjesë e institucioneve shtetërore ku përdoret emri i ri. Nëse mua më pyesni personalisht nëse do ta përdor emrin Maqedonia e Veriut, jo nuk do ta përdor asnjëherë”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se me opozitën shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka bashkëpunim konstruktiv dhe një qëllim të përbashkët.

“Jemi ulur me Afrimin dhe Ziadinin, jemi pa në sy dhe kemi diskutuar. Kemi shtet të përbashkët, të ardhme të përbashkët, problem të përbashkët si krimin, korrupsionin, ndarjen e njerëzve, sistem jo funksional, njerëz të pa motivuar, probleme ekonomike, sociale, bujq të shqetësuar etj. Çfarë bëjmë tani. A kemi pikë të përbashkët apo jo. Nëse po, të bashkëpunojmë sepse vetëm kështu mund t’i ndryshojmë gjërat”, theksoi Hristijan Mickoski.

Nëse në raundin e dytë në Kërçovën gara për të parin e Komunës zhvillohet mes Fatmir Dearit dhe Fatmir Limanit, Mickoski thotë se mbështetja e partisë së tij do të shkon për Limanin.

Në emisionin “Rruga Drejt”, kreu i opozitës foli edhe për largimin e 20% nga Kushtetuta, komisionin hetimor për tragjedinë në Tetovë dhe largimin e reprezentacioneve për krerët e komunave.