“Është absolutisht më mirë të bisedojmë, nuk kam dilemë. Por, është më mirë të bisedojmë, e asgjë që kemi bërë më parë si si koncesion identitar të mos e kishim bërë. Gjëja më e mirë është se edhe atëherë do të kishte qenë gjithçka normale edhe për nëse do të varej vetëm nga kriteret e Kopenhagës dhe përmbushja e kushteve të përfshira në klasterët. Më së miri do të ishte kështu”, shprehet kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në intervistën e djeshme në Studio të Hapur “100 ditët e Qeverisë”.

“Ne kemi problem që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë tani, por nuk kemi problem që ata të hyjnë kur ne do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. E tani kemi problem”, ishte decid Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se Maqedonia i kishte bërë shumë lëshime Bullgarisë vite më radhë, duke theksuar se ata nuk duhet të jenë më naivë, respektivisht, siç tha ai, ne nuk ofrojmë asgjë që është përtej arsye së shëndoshë, por ofrojmë kompromis konstruktiv për të cilin ai është i gatshëm të diskutojë.

“Ne nuk duhet të jemi më naivë. Ne kemi bërë shumë lëshime këto dekada si askush që nuk ka bërë dhe nëse ka vërtet dëshirë, atëherë ka mënyrë për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Ne nuk po ofrojmë diçka që është përtej arsyes së shëndoshë, ne po ofrojmë kompromis konstruktiv për të cilin jemi gati të bisedojmë”, theksoi ai.

Mickoski: Bullgaria po ndërmerr hapa për të mohuar shenjat e identitetit, kam një problem kur maqedonasve në Bullgari nuk u lejojnë të regjistrojnë as organizatë joqeveritare

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë në Studio të Hapur “100 Ditët e Qeverisë” të RTM-së, duke folur se pse ndryshimet kushtetuese janë problem për t’u miratuar para se të merren garanci të qarta se nuk do të ketë pengesa të reja nga Bullgaria në rrugën drejt BE-së, theksoi se edhe ne kemi problem me atë që Bullgaria nuk u lejohet maqedonasve atje të regjistrojnë një organizatë joqeveritare, ndërsa Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk ka asnjë aktgjykim të vetëm për të drejtat e shkelura të bullgarëve në Maqedoni, krahasuar me 14 në favor të maqedonasve në Bullgari.

“Unë kam një problem tani, sepse në këtë moment po bëj pyetjen pse tani. Ja më tregoni pse tani. A janë shkelur të drejtat, e njeriut, e dikujt? Nëse shkelen të drejtat e njeriut, kush është Bojko Borisov ose Radev ose Hristijan ose Petko, Trajko, pa marrë parasysh, politikan për të vlerësuar nëse shkelen të drejtat e dikujt? Ekziston një institucion i quajtur Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe thotë 14 aktgjykime për bashkësinë maqedonase në Bullgari, i cili nuk guxon të regjistrojë madje as organizatë joqeveritare dhe një zero për bashkësinë bullgare në Maqedoni”, tha Mickoski.

Ai shtoi se kishte një problem me faktin se në Bullgari, e cila është vend anëtar i BE-së, nënshkruese e Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, maqedonasve nuk u lejohet as e drejta për të regjistruar organizatë joqeveritare.

“Unë kam problem sepse bashkatdhetarët e mi atje nuk mund të organizojnë as një organizatë joqeveritare, e lëre më për Kushtetutën. Ja, nuk paska qenë kushtetuta e tyre e tillë, në rregull, së paku jepuni njerëzve një organizatë joqeveritare. Dhe imagjinoni tani në mënyrë që e gjithë kjo hipokrizi të kulmojë edhe më shumë, kur u propozua metodologjia e re për aderim në BE, ndër institucionet që ishin kryesore në marrjen e vendimit ishin Komisioni i Venecias dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”, tha Mickoski dhe shtoi:

“Vend anëtar i BE-së, nënshkrues i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk dëshiron ta përmbushë atë. Ku të gjej unë garancinë që për gjashtë muaj nuk do të ketë veto të re për diçka tjetër? ”

Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta informoj opozitën, nuk do ta përsëris gabimin e tyre për të mos informuar për asgjë

Kryeministri Hristijan Mickoski në studion e hapur të MRT-së “100 ditët e qeverisjes”, në pyetjen për thirrjen e liderit të LSDM-së Venko Filipçe për informim për planin për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, theksoi se kur do të ketë detaje të reja, opozita do të jetë e informuar, kjo qeveri nuk do ta përsërisë gabimin e LSDM-së kur ata ishin në pushtet dhe e shtynin vetë procesin pa e informuar dhe pa u konsultuar me opozitën. “Ne nuk përsërisim gabimin e njëjtë dhe nuk do ta përsërisim atë. Kur do të ketë diçka për të cilën opozita duhet të informohet, atëherë na besoni se ne do t’i informojmë menjëherë. Respektivisht, nëse ka përparim në mënyrë që ta ndajmë atë me opozitën. Për momentin, gjithçka është në pozicionim dhe vendosjen e lojës dhe nuk ka zhvendosje”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se atë që ai po e flet do t’ua thoshte edhe atyre publikisht, ndërsa dallimi nga koha kur LSDM ishte në pushtet është thelbësisht i ndryshëm. “Para se të pranohej i ashtuquajturi propozim francez, ne kishim dy muaj konferencë për media në të cilën bëmë thirrje për përfshirjen e opozitës, sepse kishim informacione se po ndodhte kjo. U bëmë thirrje mosni, do të bëni gabim, ata thanë se nuk u intereson, se do ta shtyjnë vetë procesin. Dhe e pamë se deri ku e çuan. Momentin e parë kur do të ketë zhvendosje, do t’i informojmë, personalisht do ta thërras edhe atë do të thërras takim liderësh me të gjithë të tjerët dhe do t’i njoftoj për përparimin ose zgjidhjen e mundshme”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se gjatë kohës sa është kryeministër, ai asnjëherë nuk do të hynte në proces vendimtar për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve në të cilin opozita dhe partitë e tjera politike nuk do të ishin të njoftuara.

Mickoski: Bisedimet me BE-në nuk do të na i zgjidhin të gjitha problemet tona, duhet ta bëjmë vetë detyrën e shtëpisë

Kryeministri Hristijan Mickoski në Studion e Hapur “100 Ditët e Qeverisë” në RTM, duke folur për temën e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe problemin me Bullgarinë, theksoi se bisedimet nuk do të zgjidhin problemet tona të brendshme, por së pari duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, ndërsa Qeveria është e përqendruar pikërisht në atë, zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe një zgjidhje për BE-në që do të jetë e parashikueshme. “Ne duhet të jemi pjesë e familjes evropiane dhe këtu nuk ka dilemë. Nëse kemi mbështetjen, jo të njërës, ne kemi mbështetjen e 26 vendeve anëtare dhe për të gjithë ata nuk është e rëndësishme se cila do të jetë zgjidhja, por të kemi zgjidhje. Përveç kësaj, është fqinji ynë lindor që është tani në periudhë parazgjedhore. Le të presim se si do të jetë epilogu i tyre. Është e rëndësishme që të gjitha 26 vendet e tjera anëtare të kenë një zgjidhje, dhe tek ata ka mbështetës më pak të zëshëm dhe më të zëshëm”, tha kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ishte shumë i zëshëm për këtë temë në Zagreb, si dhe në vizitën e tij dypalëshe në vend, kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Poenta është se ne duhet të punojmë së bashku nëse duam të arrijmë një zgjidhje që do të jetë e parashikueshme. Tani nuk kemi zgjidhje të parashikueshme. Shumë thonë se korniza e bisedimeve është e qartë. Po, por rruga dhe qëllimi janë të paqartë. Ky është problemi. Unë nuk

do të pajtohesha me konstatimin se shumica e qytetarëve mendojnë se ky proces i bisedimeve do të zgjidhë të gjitha problemet si mjedisi jetësor, standardet më të larta, pagat më të larta e kështu me radhë”, tha kryeministri Mickoski. Kryeministri Mickoski shtoi se sot kemi në dispozicion fondet evropiane, por problemi është tjetër, nëse ne duam të bëjmë detyrën e shtëpisë.

“Nëse duam, do ta përfundojmë edhe me këtë që kemi tani në dispozicion. Bisedimet nuk do të thotë anëtarësim, por nënkupton një proces në të cilin do të rrisim kapacitetin e institucioneve dhe do të fitojmë shkathtësi të ndryshme në kuadër të administratës. Varet nga ne nëse duam të bëjmë detyrën e shtëpisë. Ne si Qeveri, duam dhe jemi të përqëndruar në këtë”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se gjithçka që ka ndodhur në dekadat e fundit ka krijuar një lloj zhgënjimi në mesin e qytetarëve dhe se zhgënjimi sot është i madh, sepse kjo kornizë e bisedimeve nuk ka një qëllim dhe dritë të qartë në fund të tunelit.

“Të gjithë e kanë nisur dhe e kanë përfunduar procesin, nuk kemi një tregues dhe parametër të tillë të qartë. Po të kishte, do ta kapnin edhe atë. Qëndrimi ynë për veprimin e vonuar nuk është asgjë më shumë se një formulë që funksionoi siç është Marrëveshja e Prespës, e cila tha se ndryshimet do të hyjnë në fuqi kur Parlamenti grek të ratifikojë protokollin e pranimit për shtetin në NATO. Ata shprehen se Marrëveshja e Prespës ishte një kryevepër e diplomacisë, kështu që le ta përsërisim atë, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të zbatohen kur Parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen e aderimit në BE. Nëse kjo është mirë, le ta kopjojmë dhe ta aplikojmë”, theksoi Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se pas gjithë asaj që kemi bërë, që nuk e ka bërë askush, asnjë komb i vetëm, asnjë shtet i vetëm që është anëtar, meritojmë ta marrim këtë çështje në lidhje me veprimin e prolonguar.