“Ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim këto lloj projektesh. Dje ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se ishte ai që e solli, prandaj këtu do të doja ta falënderoja në emrin tim sepse e udhëhoqi procesin deri aty ku ka mundur ta udhëheq, më vjen keq që nuk arriti ta përfundonte këtë proces.
Supozoj se ai nuk arriti t’i bindte qytetarët ashtu siç i ka bindur bashkëpartiakët e tij me tetë maj, prandaj përjetuan humbje të thellë, prandaj kjo Qeveri duhej tani së bashku me investitorin të përfundonte këtë proces. Pres edhe më shumë kështu investime në periudhën që vijon.
Janë duke u zhvilluar negociatat për zgjerimin e dy investime ekzistuese nga investitorët e huaj, por edhe një të ri që ne po negociojmë dhe jemi në fazat e fundit me një shtet tjetër shumë të madh dhe të fuqishëm evropian, një anëtar i BE-së.
Shpresoj dhe jam i sigurt se edhe kjo do të përfundojë deri në fund të vitit, që mendoj se do të shterojë seriozisht potencialin njerëzor për këtë lloj investimi tek ne dhe mendoj se në këtë mënyrë do t’i shtojmë vlerë procesit të rritjes së PBB-së, diçka që për ne është shumë e rëndësishëm. Pra edhe një herë, nuk mund njeriu të mos jetë i lumtur dhe i gëzuar kur të hapet një investim me vlerë 65 milionë euro, i cili do të ketë maksimumi 700 punonjës ose më shumë kur vetë investimi të arrijë kulmin.
Nga biseda, mund të them se në vitet e para do të kemi deri në 35, 40 milionë euro, maksimumi 60 milionë në tre vitet e para të eksporteve, pastaj këto eksporte mund të arrijnë në 130 milionë ose më shumë milionë euro, diçka që do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë tonë maqedonase.
Edhe një herë, urime dhe të shumëfishohen investimet e këtij lloji.”
Comments are closed for this post.