Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, priti sot në Ohër, Viktor Orban, kryeministrin e Qeverisë së Hungarisë, i cili me një delegacion të kabinetit të tij po viziton Maqedoninë. Takimi, siç thotë Mickoski, ishte i frytshëm dhe miqësor, dhe Maqedonia në Hungari sheh partner në skenën evropiane dhe shembull se si një vend mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global.
Historia dëshmon për kërkimin tonë të përbashkët për paqe, prosperitet dhe bashkëpunim. Në të kaluarën, Hungaria ishte një nga partnerët tanë të parë që njohu aspiratat maqedonase për pavarësi dhe sovranitet. Prej vitesh, lidhjet politike dhe ekonomike mes vendeve tona janë thelluar dhe takimet e sotme vetëm sa konfirmojnë aleancën tonë strategjike.
Hungaria nuk është vetëm partneri ynë në skenën evropiane, por edhe shembull se si një shtet mund të balancojë me sukses sovranitetin kombëtar me integrimin global, ka postuar Mickoski në një status në FB.
Comments are closed for this post.