Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se faturat e energjisë elektrike janë të larta jo pse nuk ka qymyr, por se shumë vidhet.
“Në pranverën e vitit 2021, unë personalisht i paralajmërova dhe u ofrova një paketë se çfarë duhet të bëjë qeveria. Dhe nuk duhet të keni një plan shumë të madh, thjesht duhet të dini të punoni dhe të punoni me ndershmëri. Këtu do t’ju jap disa shifra, nëse ne prodhojmë siç kemi prodhuar 7-8 apo 9 vite më parë dhe kemi mundësi për këtë, kjo nuk do të kishte ndodhur. Pse? Për shkak se kemi prodhuar 6.5 – 6.7 teravat orë energji elektrike, tash vitin e kaluar kam marrë informacion se viti 2021 është nën 3 teravat orë energji elektrike”, tha Mickoski për “Sitel”.
Mickoski shtoi se ka shumë vjedhje dhe prandaj Maqedonia është sjellë në këtë gjendje.
“Shumë vjedhje. Sikur të mos vidhej aq shumë dhe të punohej ekonomikisht në vend që të shpërndaheshin komisionet e karburantit, në vend që të jepeshin kontrata në katër sy për minierat e qymyrit dhe të mos gërmohej kurrë ai qymyr ku dita zgjat 35-36 orë në vend të 24, ose në vend të 365 ditëve në vit janë 500 ditë, atëherë do të kishim qymyr dhe do të prodhonim aq sa duhet për qytetarët dhe këtë nuk do ta ndjenim”, sqaroi Mickoski.
Comments are closed for this post.