Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në tubimin në Zlletovë tha se pushteti do të humbasë, por të paktën të tërhiqet në mënyrë dinjtoze.
“Po e dëgjoja dje në konferencë për shtyp Zoran Zaev thotë se do të investonte në periudhën që vijon as më pak, as më shumë se 12 miliardë euro. Edhe miliardat e Ciles është një fëmijë i vogël për Zoran Zaev. Njeriu mund të thotë rehat 50, 100 miliardë, që ai e di se çfarë është një miliard. Por, ajo është ajo që Zoran Zaev e din më së miri dhe guxon më së mirë, njeriu thjeshtë nuk ka fytyrë, sepse kështu është prej natyre”, tha Mickoski.
Ai theksoi se në këtë moment armiku më i madh i marrëdhënieve etnike është pikërisht Zaev dhe partneri i tij BDI.
Në tubimin parazgjedhor në Zletovë, Mickoski theksoi se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku qeveria punon kundër interesave të vendit të vet, siç bën qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev me Bullgarinë dhe presionin ndaj Komisionit, duke kërkuar të pranojë gjithçka, në kundërshtim me të gjitha faktet dhe të bëjë pazare me atë që është e shenjtë për shtetin.
Comments are closed for this post.