Zëvendës kryeministri i Maqedonisë, Izet Mexhiti në një intervistë për RTV KLAN ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shmangies së ndarjeve ideologjike mes shqiptarëve të vendit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të fokusohen në interesat kombëtare dhe të shmangin ndarjet që, sipas tij, nuk janë luksi që ata mund të përballojnë.

Mexhiti shtoi se marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë të konsoliduara dhe theksoi se përfshirja e një realiteti të ri politik në Maqedoninë e Veriut është një shenjë e shëndetshme për demokracinë.

“Ajo që ka qenë fushatë, fushata ka mbaruar. Ne kemi raporte të konsoliduara me Ramën. Ka një realitet të ri në RM dhe kjo është pozitive, e shëndetshme për proceset demokratike që të ketë ndryshim, sepse nuk është logjike që në demokraci të mirëfillta një parti të mbetet në qeveri më shumë se 20 vjet. Ne mund të kemi dallime në ideologji, por në politikat kombëtare nuk kemi dallime. Ja nga këtu po e them që këtu e kemi inicuar që së shpejti do të kemi mbledhjen e përbashkët edhe me qeverinë shqiptare,” deklaroi Mexhiti.