Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur së dita më e rëndësishme e kombit na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm.
Kreu i shtetit Ditën e Flamurit e ka nisur me një vizitë të familjet e mbetura të pastrehë në Sukth, ku ka bërë thirrje se në një ditë si kjo duhet të qëndrojmë të bashkur.
“Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni!
Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.
Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar. Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten.”
Comments are closed for this post.