Fabio Capello ka komentuar skenarët që kanë të bëjnë me të ardhmen e Lionel Messit. Ai mund të kthehet në Katalonjë, në Barcelonë, ose mund të shkojë në Arabinë Saudite.

Capello beson se asnjë nga këto zgjedhje nuk do të dëmtojë faktin se Messi është lojtari më i mirë në botë.

“Leo do të jetë i lumtur. Ai është një lojtar i madh, më i miri për mendimin tim. Nëse ai dëshiron të kthehet në familjen e tij, te Barça, është mirë. Nëse ai dëshiron të ndihmojë sauditët të zhvillojnë futbollin, kjo është gjithashtu mirë”, citon fjalët e Capello agjencia italiane e lajmeve ITASportPress.