Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Procesit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh se Procesi i Berlinit gjithmonë ka qenë i ndërlidhur me tejkalim të mosmarrëveshjeve dhe se vendet e rajonit duhet të dakordohen mes vete.
“Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë i ndërlidhur me pajtime dhe tejkalim të mosmarrëveshjeve, besojmë se ky proces do të vazhdoj. Shenjë e mirë është që Konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit mundësoi që njerëzit të takohen. Inkurajojmë vendet e Ballkanit perëndimore që të thellojnë bashkëpunimin në shkencë, sepse ajo është mënyra më e mirë që të promovohet hulumtimi dhe inovacioni që të gjithë e duamë, dhe kjo do ta përmirësoj gjendjen edhe në vendin tuaj”, deklaroi Merkel.
Merkel në fund i ftoi në Berlin pjesëmarrësit e këtij Samiti, për siç u shpreh ajo të analizuar se deri ku kemi arritur me Procesin e Berlinit.
Comments are closed for this post.