Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev , dje para anëtarëve të partisë së tij theksoi se dorëheqja e tij nga kreu i partisë dhe nga posti i kryeministrit nuk do të thotë se ai do të dorëhiqet definitivisht nga qeveria dhe nga partia.

Zaev ka theksuar se do të parandalojë destabilizimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë, përballë sfidave serioze me të cilat përballet vendi, veçanërisht në politikën e jashtme.
Sipas tyre, Zaev vuri në dukje se shumë liderë ndërkombëtarë me ndikim e kishin kontaktuar për ta bindur që të mos tërhiqej, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Sipas një zyrtari të lartë të LSDM-së, ata e siguruan liderin e partisë dhe kryeministrin se ka shumë gjasa që vendi përfundimisht të fillojë negociatat me BE-në në dhjetor, edhe pse ekspertët, opozita dhe një pjesë e qeverisë janë skeptikë për një përfundim të tillë. .
Pavarësisht epilogut, Zaev planifikon të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit në fund të këtij apo në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa sipas LSDM-së, Bordi Qendror i ardhshëm duhet të shpallë procedurën për zgjedhjen e kreut të ri.