Jo më larg se dje, Melisa Lleshi publikoi këngën e saj të dytë të titulluar ‘Leje leje’, protagonist i të cilit ishte Andi. Me një fabul të krijuar për videoklipin, Melisa dhe Andi shkëmbyen një puthje të zjarrtë në fund të tij. Ndërsa sot Melisa ka vendosur ta pranojë publikisht se është e dashuruar me Andin.
“Leje 1 milion, nuk e di nëse jam e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin se tani mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua. Ose prit, mbase për këngën sepse ti je bota për mua”, ka shkruar ajo.
Epo ç’të themi më shumë? Këtu u vërtetua ajo shprehja: “Ku ka zë nuk është pa gjë”. Çështje kohe është e gjitha.
Comments are closed for this post.