Kjo puntatë e “PërPuthen” do të jetë ndryshe nga çdo puntatë që kemi parë deri më tani.

Në studio do të jenë prindërit e konkurrentëve që do të kometojnë takimet dhe veprimet e fëmijëve të tyre.

E para në studio ishte e ëma e Mevlanit, zonja Flutura, ndërsa pasi ajo u ul para konkurrentëve, Melisa habiti me ‘kërkesën’.

“Meqë jam pretendente për nuse, ta takoj pak”, tha ajo, veprim që shkaktoi jo pak të qeshura në studio.

Po ashtu ajo tha se është Melisa është ajo që i duket se i përshtatet më shumë djalit të saj, duke treguar kështu edhe vajzën e saj të preferuar.