Në audicionin “One Voice” në Turqi, këngët për festat e fundvitit këtë herë i kënduan emra të njohur për të bërë një program të veçantë. Yjet e ekranit këtë vit si çdo vit tjetër u takuan me audiencën në Turqi.

Është bërë traditë çdo vit, seksioni special i këtij viti ishin shumë aktorë të njohur e nder ta ishte edhe vogëlushja, Beren Gokyildiz. Aktorja 9-vjeçare, Beren Gokyildiz e njohur tek ne në rolin e “Melekut”, në këtë audicion këndoi këngën “Shape of You”.

Beren me zërin e saj të ëmbël ishte në gjendje të kthejë të gjithë anëtarët e jurisë, shkruan rtv21.tv. Pavarësisht sukseseve në aktrimin Beren Gökyıldız, në “One Voice” gjithashtu mori brohoritje të madhe për performancën e saj të mahnitshme në Turqi.

Beren Gokyildiz në vitin 2016 ka arritur që të fitojë çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi. Përveç aktrimit ajo në intervista të ndryshme ka zbuluar se i pëlqen edhe vallëzimi e këndimi./21Media