Një ndër faktorët më shkatërrues është konsumimi i tepërt i yndyrave shtazore dhe depozitimi i sasisë së tepërt të proteinave në mëlçi, gjë që është rasti më i madh te adhuruesit e mishit dhe ushqimi i pashëndetshëm, por edhe te sportistët profesionistë
Në qoftë se mëlçia e yndyrshme injorohet dhe vazhdohet me mënyrën e vjetër të jetës dhe ushqimit, pashmangshëm do të arrihet deri te cirroza, sëmundje e rëndë kronike e mëlçisë, e cila në fund mund të rezultojë me humbjen e plotë të funksionimit të mëlçisë, transmeton Telegrafi.
Si shërohet mëlçia e yndyrshme?
Faktori më i rëndësishëm në shërimin e mëlçisë së yndyrshme gjithsesi është ushqimi, i cili nënkupton nivel të ulët yndyre dhe kufizim të konsumimit të artikujve të cilët potencialisht mund ta dëmtojnë mëlçinë.
Si e dëmton ushqimi mëlçinë?
Ushqimin të cilin e hamë hyn në stomak dhe pastaj në zorrë. Në zorrë zbërthehet, tretet dhe absorbohet në gjak. Pastaj nëpërmjet qarkullimit të gjakut barten nutrienët, të cilët nëpërmjet enëve të gjakut arrijnë edhe deri te mëlçia.
Teprica e yndyrave me prejardhje shtazore e marrë nëpërmjet ushqimit të rëndë gjithashtu arrin deri në mëlçi, e cila është filtër i llojit të vet në organizëm. Kur ka tepër yndyra të tilla, mëlçia nuk ka zgjedhje tjetër sa që yndyrat i absorbon në vete.
Qelizat e mëlçisë gjithashtu me kalimin e kohës shkatërrohen, ndërkaq mëlçia humb fuqinë dhe mundësinë që të neutralizojë yndyrat e shumta, kolesterina fillon lirshëm të qarkullojë nëpër gjaku, duke u shtresuar në organe të tjera vitale dhe inde.
Yndyrat e depozituara dhe shtresat e kolesterinës në enët e gjakut dhe në kapilarë tutje çojnë deri në zhvillimin e sklerozës vaskulare (arteroskleroza), ndërkaq në të ardhmen mund të jetë shkak i sulmit në tru, si edhe i sëmundjeve koronare të zemrës.
Shtresat e kolesterinës dhe yndyrat shkatërrojnë edhe pankreasin, gjë që mund të çojë deri te zhvillimi i diabetit.
Si të pengohet apo të zgjidhet ku problem?
Nga ushqimi do të duhej të eliminohen trans-yndyrat dhe të kufizohet përgjithësisht marrja e yndyrave. Për menynë e hollësishme më së miri është të konsultoheni me mjekun.
Për çdo rast, duhet ngrënë sa më shumë artikuj të cilët konsiderohen melhem për mëlçinë – artiçoka, kungujt, sallatat të gjelbra, hirrë, karota, panxhar të kuq, lakra.
Comments are closed for this post.