Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina.

19-vjeçari Sheng Lihao dhe 17-vjeçarja Huang Juting, fituan duke treguar një dominim absolut ndaj kundërshtarëve të tyre në kualifikuese.

Në finalen ndaj Koresë së Jugut vuajtën për të siguruar suksesin 16-12 vetëm pas një “zgjimi” të rivalëve të cilët u munduan t’u afroheshin pasi ata kishin siguruar një avantazh të ndjeshëm 14-8.

Medalja e bronzit u fitua nga Kazakistani, falë konkurrimit të suksesshëm të çiftit të përbërë nga Le dhe Satpajev.

Kina fitoi gjithashtu edhe medaljen e artë në hedhje të sinkronizuar nga trampolina, në lartësinë 3 metër për femra. Pas dyshes kineze u pozicionuan Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Prej startit të Olimpiadës, Kina konfirmohet si superfuqi e Lojërave dhe mbetet një prej vendeve kandidate për vendin e parë në renditjen e përgjithshme të medaljeve.