Gjatë 24 orëve të fundit më shumë reshje të shiut ka pasur në Pozharan, Gjevgjeli dhe Krushevë.

Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik, reshjet e shiut kanë arritur 25 litra për metër katror në Pozharan, 19 në Gjevgjeli, 18 në Krushevë dhe 13 litra për metër katror në Tetovë, Pretor dhe Manastir.

Temperaturat e mëngjesit në të gjithë vendin janë mbi zero. Temperatura më e ftohtë është në Lazaropole ku është regjistruar temperaturë prej dy gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Demir Kapija dhe Vinica, respektivisht 11 gradë Celsius.

Për sot, pritet mot me reshje më të fuqishme të shiut (mbi 35l / m2), të shoqëruara nga era e fortë në drejtimin e juglindjes. Ka kushte për paraqitje të reshjeve të borës në vendet e larta malore temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 14 gradë Celsius.