Më së shumti borë sot në mëngjes ka në Kodër të Diellit, ku janë matur 25 centimetra, e më pas në Hanet e Mavrovës – pesë centimetra.

Më ftohtë ishte në Shkup-Petrovec, Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus 3 gradë të matura Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë të matura. Më ngrohtë ishte në Kodër të Diellit, ku janë matur pesë gradë Celsius.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i kthjellët, ndërsa sot në mëngjes nëpër fushëgropa përgjatë Vardarit ka dukuri të mjegullës, më së shumti në pjesën lindore të Fushëgropës së Shkupit me dukshmëri të ulur deri 200 metra. Fryu erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në rajonet veriperëndimore malore e matur deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare lokale. Paradite nëpër disa fushëgropa do të ketë mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 9 deri 17 gradë.

Në Shkup paradite me dukuri të mjegullës, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë 11 gradë.