Me rastin e 26 vjetorit nga vendosja e raporteve diplomatike midis dy shteteve, bisedë miqësore telefonike me Ministrin Kuleba.

Riafirmuam raportet jashtëzakonisht të mira bilaterale dhe shkëmbyem mendime për mundësitë e avancimit të tyre, si dhe për integrimet evropiane dhe euro- atlantike të të dyja shteteve.

Konfirmova mbështetjen e qartë dhe të paluhatshme të Maqedonisë së Veriut për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.