Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë më 31.01.2023 ka dërguar kërkesën nr. 953/2023 pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare për vendosien e tabelës shumëgjuhësh në Komitetin për Pakicat Kombëtare.

Më 10 shkurt 2023, Komiteti për Pakicat Kombëtare, ktheu përgjigje kërkesës me nr. 38 në të cilin shkruhet se kërkesa do të merret parasysh. Por kaloi më shumë se një vit dhe nuk u vendos.

Për këtë arsye, Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dërgoi përsëri kërkesë me numër: 1043/2024 më datë 25.04.2024 në disa institucione, përfshirë dhe Avokatin e Popullit.

Avokati i Popullit e shqyrtoi kërkesën, iu përgjigj dhe mori përsipërrer të reagonte për këtë kërkesë për vendosjen e tabelës shumëgjuhëshe në ndërtesën e Komitetit për Pakicat Kombëtare.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i shpreh mirënjohje Avokatit të Popullit dhe punonjësve të atij institucioni për angazhimin e tyre dhe tabela shumëgjuhëshe do të vendoset në Komitetin për Pakicat Kombëtare.

Me kërkesë të Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, janë vendosur tabela shumëgjuhëshe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj