Do të organizojmë fushatë dhe do të bëjmë telefonata për t’i bindur qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe derisa është përgjigjur në pyetjen: Pse qytetarët janë pak të interesuar për t’u vaksinuar?

“Ne planifikojmë edhe fushatë. Planifikojmë edhe telefonata nëpërmjet mjekëve amë. Unë besoj se sikurse e bëmë me epideminë e Morbilit, do ta bëjmë të njëjtën edhe tani”, tha Filipçe.

Ai ka njoftuar se deri tani, janë paraqitur rreth 180 mijë qytetarë mbi moshën 70-vjeçare dhe të sëmurë kronikë. 50 mijë prej tyre, janë paraqitur nëpërmjet mjekëve amë dhe ueb faqes “Vakcinacija.mk”.

Si të rëndësishme në këtë situatë, Filipçe e ka vlerësuar interesimin e lartë të personelit mjekësor për t’u vaksinuar, pasi siç tha, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Greqi.