Një person 23-vjeçar nga fshati Vejcë, Tetovë, këtë mëngjes ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij me çka ka goditur në murin e kazermës së Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa për shkak goditjes është rrënuar pjesë nga muri.

“Rreth orës 07:00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, automjeti “Folksvagen Golf Karavan” me targa të regjistrimit të Tetovës, i drejtuar nga 23 vjeçari B.M nga fshati Vejcë, ku ka pasur edhe një bashkëudhëtar tjetër, ka humbur kontrollin, ka dalë nga kolona dhe ka goditur në murin e oborrit prej betoni. Në aksidentin nuk ka të lënduar”, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka kryer inspektim në vendngjarje.