Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në shkollat e mesme publike ku janë
paraqitur numër i madh i nxënësve me numër të njëjtë të pikëve nga numri i
parashikuar i vendeve të nxënësve në konkursin për regjistrim të nxënësve në
shkollë të mesme për vitin shkollor 2020/2021, do të organizojnë testim kualifikues
më 22 qershor i cili fillon në ora 10:00.
Nxënësit që janë paraqitur për arsim të mesëm (në të gjitha drejtimet) do të testohen
në lëndën mësimore Matematikë, Maqedonisht, Shqip, Turqisht, sidomos Gjuhën
serbe, varësisht në të se në cilën gjuhë e kanë ndjekur mësimin në shkollën fillore.
Ndërsa, për nxënësit të cilët janë paraqitur në drejtimin e shëndetësisë (në të gjitha
profilet arsimore) do të organizohet testim të njohurive në lëndët mësimore Biologji
dhe Kimi, gjithashtu në gjuhën që e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.
Lista e rezultateve përfundimtare do të shpallet më 22 qershor 2020.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës