Duke filluar nga dita e hënë 13 e deri më 16 qershor qyteti i Pejës, për të katërtën here është nikoqire e edicionit të 17-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 , “Peja 2022”.
Në këtë aktivitet mbarëkombëtar të sportit do të marrin pjesë reprezentacione të qytetve Durrës nga Shqipëria, Tetova nga maqedonia e Veriut, Ulqini nga Mali i Zi, Tërnoci nga Lugina e Preshevës dhe Bujanocit dhe qyteti nikoqir Peja e Kosovës,.
Qëllimi parrësor i këtij ka qenë dhe është , shoqërimi i ndërsjellë, krijimi kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit.
Ky manifestim Mbarëkombëtar i sportit jo vetëm që shpalos vlerat teknike të shkollës së futbollit që nga viti në vit pëson ndryshime dhe ec përpara, por ka edhe vera të mëdha morale, ka vlera shpirtërore, afron fëmijët, fëmijët ecin, fëmijët rriten. Këtë gjithmonë e ka potencuar ideatori i këtij manifestimi sportiv mbarëkombëtarë Naim Kërçuku.

“Tetova ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që në këtë turnir të ketë paraqitje dinjitoze në çdo aspekt” tha koordinatori për Tetovën, Muzafer Livoreka.

Të gjithë ekipet e kompletuara do të akomudohen në hotel
Reprezentacioni i Tetovës U-15 që kësaj radhe do të udhëhiqet nga trajneri Fatih Huseini, tani më ka pblikuar edhe emrat e 18 futbollistëve që do ta përfajqësojnë qyetin tonë në edicionin e 17-të Turneu Mbarëkombëtarë futbollit për fëmijë U-15 , “Peja 2022”.
Emre Emini (30.08.2008), Valton Pajaziti (17.05.2007),Ylber Veseli (06.02.2007), Omer Luma (01.03.2007), Naser Xhelili (25.05.2007), Flor Iljazi (13.11.2008), Bamir Aliu (30.11.2007), Edis Bajrami (26.06.2007), Art Selmani (17.03.2007), Ardi Alija (08.06.2007), Bujamin Velija (02.10.2007), Xhemisap Rushiti (07.03.2008), Femi Veliu (31.01.2007), Isa Caneski (14.05/2007), Fatjon Imeri (01.03.2007),Lirian Xheladini (23.11.2007), Hadil Rufati (19.02.2007) Almir Ramadani (12.07.2007)

Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë zhvillohet në bazë të rregullores që është aprovuar në vitin 2006 Kodrën e Diellit .Hapja solemne e turneut është paraparë të bëhet të marten, nga ora 9.00
/KlanMacedonia/