Ushtria izraelite ka vrarë 69 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 40.334 që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.
Ministria nëpërmjet një komunikate the se 93.356 palestinezë janë plagosur po ashtu si rezultat i bombardimeve të gjera në Gaza që nga 7 tetori 2023.
“Forcat izraelite vranë 69 persona dhe plagosën 212 të tjerë në pesë ‘masakra’ kundër familjeve në 48 orët e fundit”, njoftoi ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e kërkim-shpëtimtit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Gaza pas një sulmi të grupit të rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor 2023, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.
Comments are closed for this post.