Ka shkuar mbi 1000 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës korona. Sipas autoriteteve shëndetësore, në gjithë territorin e Kinës të infektuar janë gjithsej 42.638 persona ndërsa jashtë Kinës janë raportuar 319 raste. Ndërkohë në anijen kruzer në Japoni vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar dhe në karantinë mijëra udhëtarë, ndërsa tre shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen brenda saj, nuk janë në mesin e të infektuarve. Në rajonin e Evropës deri më tani janë konfirmuar 30 raste me koronavirus. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shumë shpejt. Ky paralajmërim ka iniciuar takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së Bashkimit Evropian këtë të enjte, së bashku me një të dërguar të OBSH-së për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit.

Deri mëngjesin e sotëm nuk kishte ndonjë moment të ri, përkatësisht edhe nëse rritet numri i të prekurve në anije, shtetasit tonë nuk janë në mesin e tyre. Komunikohet me ta në bazë ditore, ndërsa sa ju përket shtetasve kinezë nuk posedojë informacione nga Ambasada Kineze. Ata do të na njoftojnë se kur shtetasit kinez që duhet të dërgohen në vendin tonë do të vendosen në karantinë, do të thotë ne do të kemi 2 javë të tjera shtesë nga dita kur ata do vendosen në karantinë dhe kur autoritetet kineze do jenë të sigurt se ata do të vijnë të shëndoshë atëherë dhe ne do t’i kalojmë nëpër masat tona parandaluese – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Alsat