Gjysmëvjetori i dytë akoma nuk ka filluar për shumicën e maturantëve. Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme që dje njoftoi se bojkoti që ka filluar të enjten do të vazhdoj edhe sot. Ndërkohë që theksuan se numri i shkollave që bojkoton është ulur për shkak të kërcënimeve nga drejtorët dhe profesorët e shkollave në fjalë. Maturantët që vazhdojnë bojkotin sot insistuan në takim me përfaqësuesit e Qendrës shtetërore të provimeve. Por shprehen se edhe në rast se nuk ka rezultate edhe nga ky takim dhe duke ditur qëndrimin e MASH-it, thonë se do të kthehen në mësim. Për momentin në më shumë qytete po bojkotohet mësimi, por jo edhe në Veles.
“Matura shtetërore është zgjedhore, dhe është obligim i jonë si Ministri që të sigurojmë të drejtën për dhënien e këtij provimi, posaçërisht atyre nxënësve të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të ndjekin arsimin e lartë në vend dhe jashtë vendit”, tha Milla Carovska, ministre e arsimit.
Comments are closed for this post.