Rreth 400 maturantë nga Shkupi dhe 1 500 nga qytete të tjera sot morën pjesë në manifestimin “Parakalimi i maturës” që u mbajtë në sheshin “Maqedonia”. Në manifestim pati pjesëmarrës nga Sllovenia, Serbia, Sllovakia, Mali i Zi dhe Hungaria.

Në Shkup këtë vit marrin pjesë shkollat e mesme “Vasill Antevski – Dren”, “Vllado Tasevski”, “Mihajllo Pupin”, “Rade Jovçevski – Korçagin”, “Zdravko Cvetkovski”, “Dimitar Vllahov”, “Arseni Jovkov”, “Vëllezërit Milladinov”, “Koço Racin”, “Shaip Jusuf”, “Georgi Dimitrov”, “Pançe Karaxhozov”, “Josp Broz Tito” dhe shkolla e mesme e muzikës “Ilija Nikollovski-Lluj”

Organizues ishte Drejtoria për kulturë dhe art e Shkupit në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit “Ritam Plus”, nën patronatin e Qytetit të Shkupit.

Në vitet e fundit pjesë përbërëse e përgatitjeve dhe vetë manifestimit përfundimtar është betimi për mosdhunë nga ana e pjesëmarrësve në të gjitha qytetet e vendeve në të cilat mbahet “Parakalimi i maturës”. Në atë mënyrë jo vetëm që në të njëjtën kohë, me muzikë të njëjte në qytete të ndryshme vallëzojnë të rinjtë, në të njëjtën kohë dërgojnë porosi për jo dhunë, paqe dhe tolerancë.