Provimet eksterne nga matura shtetërore për vitin shkollor 2020/2021 do të realizohen nga 29 maji deri me 14 qershor, informon Qendra Shtetërore për Provime.
Në listën e lëndëve zgjedhore janë shtuar edhe dy lëndë – informatika dhe gjeografia, ndërsa programet e provimeve për të gjitha lëndët do të jenë me përmbajtje të shkurtuar, transmeton Alsat.
Më 29 maj do të mbahen provimet për gjuhën amtare, përkatësisht provimi për gjuhë dhe letërsia maqedonase, gjuhë dhe letërsia shqipe dhe gjuhë dhe letërsia turke.
Më 5 qershor, do të mbahet provimi për gjuhët e huaja, gjegjësisht anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.
Më 11 qershor do të mbahen provimet e lëndëve zgjedhore, respektivisht estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes, informatikë dhe gjeografi, ndërsa me 14 qershor do të mbahet provimi në matematikë.
Të gjitha provimet do të fillojnë në orën 10:00 të mëngjesit.
Comments are closed for this post.