I konsideruar prej dekadash si një SuperUshqim, (në fakt është një erëz) shafran i Indisë me dhjetra antioksidantë të fuqishëm është një përbërës çudibërës edhe për lëkurën tuaj. Karakteristikat e tij anti-inflamatore mund të ndihmojnë në qetësimin e skuqjes, trajtimin e shenjave  e madje ndihmon edhe në luftimin e akneve.

“Shafran i Indisë është një nga përbërësit me potencialin më të lartë në fushën e bukurisë, përdorur qoftë në mënyrë topike (si maskë) apo dhe nëse konsumohet” thotë Dr. Nadia Musavvir, një doktor naturopatik me qendër në LA. “Karakteristikat e tij anti-mikrobike, anti-inflamatore dhe antioksiduese janë vërtetuar  se reduktojnë shfaqjen e rrudhave, si dhe shkëlqejnë lëkurën duke zbehur njollat e errëta dhe duke përmirësuar tonin e përgjithshëm të lëkurës.

Receta e mëposhtme është ideale për t’u përdorur në këtë kohë kur lëkura rigjenerohet. Kjo recetë përfshin gjithashtu tërshërën qetësuese, kosin që balancon pH elëkurës dhe mjaltin hidratues për një çehre më të gjallë.

Përbërësit

1 lugë çaji pluhur shafran Indie

2 lugë gjelle tërshërë të bluar

3 lugë gjelle kos

Pak mjaltë

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit në një tas dhe përzieni derisa të formoni një masë homogjene. Përhapeni përzierjen në mënyrë të barabartë në fytyrë të pastër dhe lëreni të ulet për 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën tërësisht.

Për të ulur ‘rrezikun’ e ngjyrosjes së lëkurës me të verdhë, mundohuni të blini shafran Indie organik. Megjithatë edhe nëse lëkura merr një hije të verdhë mund ta pastroni me pak vaj kokosi dhe fytyra do shkëlqejë sikur sapo të kishit dalë nga ndonjë qendër estetike.