Oda Ekonomike për Teknologji Informatike dhe të Komunikimit (MASIT) sot do ta prezantojë raportin e parë lokal për industrinë IKT në vend.
Raporti është punuar me mbështetje të Programit për rritje të punësimit në treg – I.M.E. të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Në këtë raport punuan kompania vendore për hulumtim dhe konsultime InsajderId dhe agjencia Target Grup.
Për shkak të pandemisë me Kovid-19, prezantimi do të zhvillohet onlajn prej orës 10 deri në orën 12.
Comments are closed for this post.