Marrëveshja e Prespës- përfitimet e kompromisit, baza e saj kushtetuese dhe ligjore, rëndësia e saj në hapërimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s janë në fokusin e fushatës së kandidatëve për këto zgjedhje të gjashta presidenciale.

Nga kjo marrëveshje të cilën Greqia dhe Maqedonia e Veriut e arritën më 17 qershor 2018 me të cilën është tejkaluar kontesti shumëdekadësh për emrin është gjetur në qendër të përplasjeve politike mes kandidatëve, ndërsa përfaqësues të BE-së ftojnë që kjo të mos përdoret për pikë politike dhe të vlerësohet ajo që është arritur dhe e cila mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon.

Kandidatët për president, të përkrahur nga LSDM dhe opozita shqiptare, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka janë në të njëjtën pozitë për Marrëveshjen.

Kandidati Blerim Reka thotë se do të angazhohet për një Republikë për të gjithë, në të cilën sundon ligji, e jo individi.

“Mendoj se ky koncept do të jetë tërheqës për të gjithë qytetarët, pa dallim të nacionalitetit, sepse unë propozoj vlera universale që deri tani mungonin në jetën politike në Maqedoninë e Veriut, thotë Reka.

Ai thekson se koncepti i republikës është koncept për të gjithë, që nuk përfshin diskriminime, ndërsa më së paku në baza etnike. Sipas tij qeverisja e të drejtës është gjëja kryesore.

Ai deklaron se nuk mundemi të ndërtojmë shtet partiak dhe se, siç thotë, ose do të ndërtojmë shtet të ligjit, ose nuk do të kemi shtet.

Konsideron se pasi Qeveria t’i zgjidhë çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme më nuk do të ketë alibi, e as arsyetim për dakordime të reja, ndërsa para së gjithash, siç thotë, për statusin dhe ardhmërinë e Prokurorisë Speciale.

Për kandidaten Gordana Siljanovska- Davkova, Marrëveshja e Prespës është asimetrike, vendimi është i paqëndrueshëm, por përmendi se emri i ri është jo vetëm fakt real, por edhe juridik dhe se nëse ajo vjen në funksion nuk do të thotë se menjëherë do të niset në aksion që ta heq. Nuk dyshon se opozita greke një ditë do ta pranojë Marrëveshjen e Prespës, që opozita e Maqedonisë të japë përgjigje.

Paralajmëron se do të kohabitojë me pushtetin, thotë ajo si të ndërtojë kompromis, por shtoi edhe se do të mbizotërojë dhe në qëndrimet e saj për çështje të caktuara. Beson se Maqedonia do të hyjë në NATO pas Marrëveshjes së Prespës, por konsideron se ai më shumë është fryt i politikës gjeostrategjike, sesa zgjidhje e vërtetë e kontestit mes dy vendeve. Hyrja në BE, sipas Siljanovska-Davkova, është pak më e vështirë për shkak të reformave që janë të nevojshme në atë rrugë, ndërsa konsideron se reforma deri më tani nuk bërë, përveç që periudhën e kaluar është zgjidhur emri.

“Po, unë pres census. Mendoj se është me rëndësi pjesëmarrja në këto zgjedhje, që të delegjitimohet pushteti. Ai është i delegjitimuar që pas referendumit të dështuar, meqë gjithçka që vijoi pas referendumit nuk ka të bëjë me burimin e sovranitetit, qytetarët, por kjo do të thoshte konfirmim të kësaj dhe do të rezultonte me zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thotë Siljanovska- Davkova.

Nëse e merr besimin e qytetarëve, kandidati nga LSDM dhe koalicioni qeveritar Stevo Pendarovski nuk ka ndërmend të kërkojë më shumë kompetenca për institucionin President, por do t’i kundërvihet ashpër, siç thekson, tentimeve eventuale që të zvogëlohen këto kompetenca. Do të angazhohet për rritje të vazhdueshme të buxhetit për mbrojtjen dhe Armatën, si dhe atë që Presidenti i shtetit të jetë jo vetëm Komandant suprem i forcave të armatosura, por të jetë edhe në krye të sigurisë kombëtare. Në këtë drejtim, në intervistën mes tjerash bën të ditur se me ndryshimet e paralajmëruara në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë, Presidenti duhet të ruaj një pjesë të konsiderueshme të kompetencave që tani i ka në të a.q. koordinim të këtij sektori, pa u vendosur në situata të varura.

“Nëse Greqia e implementon me të vërtetë në praktik atë që e them tani, thekson ai, kjo është politikë e brendshme e atij shteti. Tanët që jetojnë atje, do t’i kërkojnë të drejtat e tyre edhe më lehtë nëse vendi bëhet anëtar i BE-së, shprehet Pendarovski.

Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë mund të nxit zgjidhje edhe në çështjet tjera të hapura në Ballkan, ka thënë komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë pranë BE-së Johanes Han.

“Mendoj se edhe dy palët janë shumë të suksesshëm. SHBA jep mbështetje të madhe për atë që sot e quajmë Maqedoni të Veriut”, ka theksuar Han.

Fushata e rrethit të parë është para fundit, ndërsa zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill në mesnatë, me çka pason heshtje 24 orësh, ndërsa qytetarët më 21 prill do të dalin në zgjedhje dhe do të rrethojnë kandidatin për të cilin konsiderojnë se meriton të jetë shef i ardhshëm i shtetit.