Zv. drejtoresha për energji termike e SH.A. EMV, Aleksandra Marojeviq, në emisionin “Magazina Ekonomike” mbrëmë në televizionin “Alsat” tha se më 1 nëntor do të jetë në dispozicion gazi natyror për energji termike për ngrohje me avull në Shkup, por në të njëjtën kohë do të lidhet kontratë për naftë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marojeviq thotë se termocentralet lindore dhe perëndimore po përshtaten për të punuar në një lloj tjetër karburanti dhe do të ishte hera e parë në histori që Shkupi do të ngrohet me naftë.
“Teknikisht, ngrohtoret po përgatiten të përdorin naftën si lëndë djegëse alternative. Tani po i bëjmë që të punojnë edhe për naftën e kuqe, edhe për Eurodiesel BS, që është edhe më e mirë se nafta, të dyja janë më të mira”, tha Marojeviq.
Ajo vlerëson se në periudhën prej 7 deri më 10 nëntor do të përfundojnë aktivitetet për përmirësimin e dizelit, ndërsa deri në atë periudhë EMV ka obligim ligjor të ofrojë karburant alternativ.
Comments are closed for this post.