Reformat kryesore në pikëpamje të euro-integrimeve të Maqedonisë së Veriut ndodhen pikërisht në dikasterin e Drejtësisë, de mbështetja nga BE-ja do të jetë shumë e rëndësishme për evropianizim dhe transformim të vendit, deklaroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me ambasadorin e ri dhe shef i Delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer.
Duke i dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë euroambasadorit të ri, ministri Mariçiqi theksoi se drejtësia është prioritet më i madh për qytetarët dhe se pritjet më të mëdha janë pikërisht në këtë fushë: Rritja e efikasitetit, transparencës dhe etikës në veprimin e gjykatave dhe prokurorive.
Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë në takim është diskutuar edhe rreth përgatitjeve në Ministrinë e Drejtësisë për fillimin e negociatave dhe hapjen e Kapitullit 23: Gjyqësia dhe të drejtave fundamentale.
Mariçiqi theksoi se sundimi i të drejtës, ndërtimi i sistemit gjyqësor të paanshëm, objektiv dhe efikas do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë mandatit të tij, duke shtuar se në të gjitha proceset dhe reformat e paralajmëruara në gjyqësi dhe sundimi i së drejtës, BE-ja do të jetë partner në zbatimin e reformave./
Comments are closed for this post.