Komisioni Evropian e ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.
Raporti titullohet kështu “Raporti nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”.
Ndaj kësaj kërkese të KE-së të përpiluar në Bruksel më datë 5 dhjetor të këtij viti, ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Sipas tij, është e papranueshme dhe shqetësuese që Komisioni Evropian e ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave ndaj Kosovës.
“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të fusin regjim të vizave për Kosovën!
Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
Klan Kosova e ka siguruar këtë raport dhe i ka përkthyer paragrafët ku dy vendet e Ballkanit Perëndimor qortohen për mosvendosje të regjimit të vizave ndaj Kosovës.b) Sigurimi i harmonizimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Malit të Zi me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe sigurie për BE-në.
Mali i Zi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar politikën e saj të vizave me listën e vendeve për të cilat kërkohet viza për BE. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Mali i Zi u zhvendos më tej nga politika e rekomanduar.
Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova* vazhdojnë të përjashtohen nga kërkesat për viza për qëndrim të shkurtër.
Për disa kombësi, përjashtimet janë sezonale dhe për të tjera, ato janë të vlefshme gjatë gjithë vitit.b) Sigurimi i përafrimit të mëtejshëm të politikës së vizave të Maqedonisë së Veriut me listën e vendeve të treta për të cilat kërkohet viza për BE, veçanërisht ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në.Maqedonia e Veriut nuk ka ndërmarrë veprime në vitin 2021 për të harmonizuar më tej politikën e vizave të vendit me atë të BE-së.
Shtetasit e vendeve të mëposhtme, të cilëve u kërkohet viza për BE, gëzojnë ende qasje pa viza në Maqedoninë e Veriut: Azerbajxhan, Botsvana, Kubë, El Salvador, Kosovë* dhe Turqi. Çdo devijim i mëtejshëm nga lista e BE-së për vendet të cilat u kërkohet viza, duhet të shmanget.
Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përparim në përafrimin e politikës së saj me listën e BE-së, veçanërisht në lidhje me ato vende të treta që paraqesin migrim të parregullt ose rreziqe të sigurisë për BE-në. Kjo do të jetë një temë e rëndësishme e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave dhe në përputhje me nenin 8 të Rregullores së vizave, Komisioni do të monitorojë dhe vlerësojë vazhdimisht veprimin e Maqedonisë së Veriut drejt harmonizimit të vizave me BE-në.
Comments are closed for this post.