Maqedonia nuk do të merr pjesë në Eurovizion 2023, këtë për “MMS” e konfirmoi drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski.
MMC kërkoi informacion zyrtarë nga drejtori Marjan Cvetkovski, i cili tha se për herë të parë që nga pavarësia Maqedonia nuk do të merr pjesë në manifestimin më të madh muzikor në Evropë.
“Po, nuk do të marrim pjesë në Eurovizion. Nuk kemi paguar regjistrimin. Problemi më i madh janë energjia elektrike dhe shpenzimet e mëdha, në të cilën përfshihen udhëtimet dhe qëndrimi në Britaninë e Madhe.
Për shkak të kësaj gjendje janë shkurtuar të gjitha shpenzimet, pra edhe ato mjete që ishin paraparë për pjesëmarrje në Eurovizion, i kemi dërguar për pagesë të energjisë elektrike”, tha Cvetkovski.
Maqedonia për herë të parë që nga pavarësia e saj nuk do të merr pjesë në manifestimin më të madh në Evropë.
Comments are closed for this post.