Gjatë dy ditëve të ardhshme në gjithë territorin e vendit do të ketë temperatura të larta nga faza e portokalltë.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se sipas Planit aksional për parandalim nga pasojat e valëve të nxehta ndaj shëndetit të popullatës, nevojiten respektimi i masave të përgjithshme për shëndetin e qytetarëve.
“Lirimi nga obligimet në punë për grupet më të rrezikuara të popullatës, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet. Në çerdhe të mos praktikohen aktivitete fizike dhe të lihen fëmijët në hapësira të hapura në nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ata shtojnë se Njësitë e Vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e përfshira nga vala e nxehtë duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara si dhe për të pastrehët. Nga MSH i rikujtojnë punëdhënësit për obligimin e tyre në respektimin e rregullave sa i përket kësaj fushe.
“Popullata gjatë gjithë periudhës së verës duhet të respektojë këto masa për mbrojtjen e shëndetit: Gjatë ditëve të shumë të ngrohtë të qëndrohet në hapësira të mbyllura (të klimatizuara), ndërsa nëse është e domosdoshme dalja jashtë, të gjendet mundësi të ketë pushime nën hije. Të mbahet veshje e lehtë dhe jo të errë, ndërsa gjatë daljes të mbahen syza dielli dhe kapelë si dhe të përdoret krem për mbrojtjen e lëkurës. Të konsumohet më pak ushqim, ndërsa ushqimi të jetë pemë dhe perime dhe më pak ushqim i yndyrshëm. Të konsumohet pija, rekomandohet uji, ndërsa pijet alkoolike të shmangen. Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet një periudhë për të hyrë ajri. Të sëmurë kronikë rekomandohet vazhdimisht ta parashkruajnë terapinë në konsultim me mjekët amë”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se Komisioni për ndjekjen e efekteve nga temperaturat e lartë në vazhdimësi ndjekin aktivitetet për minimizim të efekteve të mundshme të dëmshme nga temperaturat e larta.
Comments are closed for this post.