Mbërriti në vend avioni i parë i servisuar për shuarjen e zjarreve në pyje. Servisimi i këtij avioni ngeci në Spanjë për katër muaj.

Ndonëse atje ishte dërguar në muajin janar dhe do të dorëzohej brenda muajit mars, drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Bekim Maksuti, në një bisedë telefonike për Alsat tha se procedura ka ngecur në pjesët rezervë, pasi kompania “Titan Firefighting ” nuk i kishte të gjitha pjesët e nevojshme për të.

Nga Drejtoria pa pritshmëri se kur do të kthehet nga servisimi i avionit të dytë, megjithëse kompania spanjolle ka 60 ditë afat ose deri në mes të korrikut për ta rikthyer avionin e servisuar në vend.

“Sipas procedurave dhe marrëveshjes ekzistuese me kompaninë “Titan Firefighting s.l.” kompania i ka të gjitha pjesët e nevojshme për servisimin e ertraktorit të dytë, në përputhje me rregulloret e EASA dhe normalisht kushtet e operatorit që duhet të kryejë servisimin. Ndodh gjithmonë që ka gjëra të paparashikuara që kërkojnë kohë për t’i hequr dhe pjesë shtesë që operatori është i detyruar t’i blejë nga prodhuesi i vetëm në Shtetet e Bashkuara. Për këtë shkak, ndodh që ndaj operatorit të aktivizohen penalitetet për vonesë në mbarimin e detyrimeve sipas kontratës”, thanë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Pas kthimit të aeroplanit të dytë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Shkupi në Valenci duhet ta dërgojë të tretin. Ai do të dërgohej në servisim në mes të verës kur ekziston rreziku më i madh i zjarreve në pyjet e vendit.

“DMSH tashmë ka në dispozicion një Ertraktor të servisuar. Bëhet çdo përpjekje dhe presion që të gjithë avionët të jenë të disponueshëm në përputhje me Prokurimin Publik për servisim, i cili zgjat një vit, që të tre avionët të jenë në dispozicion. Ertraktori i dytë është nisur sot për servisim në Valencia – Spanjë, kurse për të tretin janë duke u bërë përgatitjet për rregullimin e fluturimit në linjën Shkup-Valenci”, u shprehën nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Verën e kaluar zjarret përfshinë Maqedoninë dhe shteti nuk kishte asnjë avion të vetëm për të shuar zjarret në pyje, ndaj u kërkua ndihma e huaj. Për këtë verë deri më tani ka vetëm një avion që mund të shuajë zjarret në pyje./Alsat/