Përfaqësuesja e Maqedonisë bëri një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër të garave në Ligën e Kombëve, pasi që në Jerevan, mundi Armeninë me rezultat 2-0. Autor i golit të pare ishte Bojan Miovski, në minutën e 72-të, ndërsa golin e dytë e shënoi Alimi në minutën e 85-të. Me këtë fitore, Maqedonia ka 10 pikë dhe mban vendin e pare në grupin e 4-të të Divizionit “C”
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll kaloi e para në epërsi me Serafimovin, mirëpo arbitri kryesor Stjuart Atuell, me konsultim të sistemit VAR, nuk ndryshoi rezultatin dhe tregoi pozitë jashtë loje nga sulmuesit e Maqedonisë. Rasrtin e pare vendasit e kishin kur Biçakçian dërgoi topin mbi portë. Pak më vonë ishte edhe një aksion i shpejtë i vendasve, por në mnomentin e fundit intervenon Alimi, duke dërguar topin në rrivënie ngha këndi.Në minuitën e 31-të Armenia prodhoi një kundërsulm të shpejtë, ndërsa Spertsian dërgoi topin mbi portë edhe pse gjuajti brenda zones.
Në 3 minuta para përfundimit të pjesës së pare, tentoi edhe Zellarajan, mirëpo tentimi shkoi mbi portë. Në minutën 44-të regjistrojmë edhe ytentimin nga distanca prej Bikshaçianit, të cilën pa problem e ndal portieri Dimitrievski. Në kohën shtesë , kanosja më serioze e Armenisë vjen me Miranian, por goditja e tij me kokë, përfundon skaj portës së Maqedonisë.
Në pjesën statistikore, Armenia kishte 58 për qind pronësiin e topit, duke prodhuar 7 goditja dhe vetëm një kuadrantin e Dimitrievskit. Në anën tjetër Maqedonia nuk kishte asnjë tentim serioz drejt portës së vendasve.
Në fillim të pjesës së dytë, Armenia ishte më active dhe prodhoi dy goditje të njëpasnjëshme. Fillimisht ishte Miranian, I cili godet nga afërsia, por Dimiytrievski ishte në nivel të detyrës, ndërsa tentimi nga distanca e Zallaranianit nuk shkaktoi vështirësi për Dimitrievskin.
Në minutën e 61-të regjistrojmë goditjen e pare të Maqedonisë drejt portës së Armenisë. Nga goditja e lirë, ishte projketil I fortë i Enis Bardhit, ndërsa në këndin e duhur reagon portieri Çançareviç. Nga afërsi nuk ishte preciz Vellkovski, I cili drejton topin mbi portë.
Në minutën e 72-të, 1-0 për Maqedoninë. Pas një aksioni të gjatë, Alimi drejton topin te Miovski, i cili dërgon topin në këndin opozitar, ndërsa portieri vendas, Çançareviç nuk kishte asnjë opsion tjetër pos të nxjerr topin nga rrjeta. Në minutën e 84 -të, nokaut për Armeninë. Asiston Alioski, shënon Alimi për 2-0. Me këtë gol u shuan të gjitha shpresat për vendasit që të bëjnëdiç më tepër në këtë përballje
Në pjesën statistikore, Armenia kishte 56 për qind pronësiin e topit, duke prodhuar 13 goditja dhe 3 prejt tyre në kuadrantin e Dimitrievskit. Në anën tjetër Maqedonia prodhoi 6 tentime, prej te cilave 3 ishin në kuadrantin e Armenisë, ndërsa 2 përfunduan në rrjetë.
Sfida e radhës për Maqedoninë do të jenë në muajin nëntor, në terrenin vendas. Fillimisht më 14 nëntor takohet me Letoninë, ndërsa 3 ditë më vonë sfidon Ishujt Faroe.
Comments are closed for this post.