Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani informon se sot ka emëruar ambasadorët e rinj për në NATO, OKB në Gjenevë, Prishtinë, Tiranë, Katar, Vatikan dhe Kopehagë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sot i dërgojmë ambasadorët tanë të rinj: Dane Taleski, Faton Bejta, Sali Limani, Teuta Agai-Demjaha, Shaban Jashari, Danço Markovski dhe Shpresa Jusufi

Keni nder të madh, por edhe obligim për të ndërtuar ura dhe partneritete në vendet e akreditimit tuaj. Nga ju, si përfaqësuesit tanë më të lartë, pres zbatim dinjitoz, thelbësor dhe efikas të këtyre interesave tona strategjike. Posaçërisht më gëzon fakti që në pjesën e grupit të parë të ambasadorëve t’i dorëzoj letrat kredenciale edhe për Ambasadorin tonë të parë në Misionin e NATO-s, Dane Taleski.

1. Dane Taleski në NATO
2. Teuta Demjaha Agai në KB në Gjenevë
3. Shpresa Jusufi në Prishtinë
4. Danco Markovski në Tiranë
5. Shaban Jashari në Katar
6. Marija Efremova në Vatikan
7. Faton Bejta në Kopenhagë.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/3495364503888833